Templates by BIGtheme NET

Pranga dy vëllezërve nga Saranda, morën peng 46-vjeçarin

Dy vellezër që ishin shpallur në kërkim për pengmarrje janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Fierit. Në pranga kanë rënë Lani Boraj, 37 vjeç dhe Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ata akuzohen se në korrik të vitit 2017, kanë marrë peng për disa orë në fshatin Hekal të Mallakastrës 46-vjeçarin S.B., banues në Fier.

Njoftimi

Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Armbajtje pa leje” dhe “Vetëgjyqësi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Lani Boraj, 37 vjeç

2.Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful