Templates by BIGtheme NET

Rama e pranon: Pesticidi i rrezikshëm ekziston, problematika është reale

Kryeministri Edi Rama nuk e ka mohuar pesticidin methomyl, që futet kontrabandë në Shqipëri. Ai ka theksuar se kjo problematikë është rela. 

“Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Pesticidi i rrezikshëm ishte real, e po ashtu problematika është reale, por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, por raste përjashtimore që përforcojnë rregullin”, shkruan ai në rrjetet sociale.

REAGIMI: 

Prodhimet bujqësore shqiptare problematike?

Një shembull: Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja.

Dhe e dyta, asnjë, absolutisht asnjë produkt bujqësor shqiptar i eksportuar këtë vit në vendet e BE-së, nuk ka rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike në hapësirën europiane.

Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë, qoftë për pesticidin e rrezikshëm që u kap në Shqipëri a qoftë për problematikën e vjetër të kontrollit të sigurisë së prodhimeve tona bujqësore, është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale. Padiskutim! Por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin

Thënë sa më lart, duhet nënvizuar se nevoja për modernizimin e mëtejshëm të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe rritjen e mëtejshme të efikasitetit të tij në gjithë territorin e mbi çdo produkt, është absolutisht reale dhe duhet adresuar përditë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful