Templates by BIGtheme NET

Rama shton një taksë të re, kush jep me qira shtëpitë gjatë verës do tatohet 15%

Nëpërmjet një njoftimi ditën e sotme Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar se individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të deklarojnë të ardhurat e përfituara prej tyre.

Përfituesi i të ardhurave (pronari i shtëpisë dhe apartamentit) është i detyruar që të paguajë tatim në burim në masën 15% të të ardhurave.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: 

Për një ecuri sa më pozitive të sezonit turistik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër edhe të masave që po zbaton, dëshiron t’ju bëjë me dije të gjithë atyre individëve, të cilët zotërojnë asetet të tilla, si shtëpi apo apartamente dhe i ofrojnë me qira, të shfrytëzojnë të drejtën  për të përfituar të ardhura të ligjshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kujton, se në zbatim të ligjit nr.8438 datë 28.121998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” neni 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%.

Gjithashtu, bazuar në pikën 2.6.4, të Udhëzimit të Ministrit të Financave, për të ardhura të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e Tatimit mbi Burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, përfituesi i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë tatimin në masën 15% të të ardhurave, të realizuara jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është kryer pagesa. Personat duhet të paraqiten pranë drejtorive tatimore përkatëse rajonale për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore.

Administrata Tatimore, nxit përmbushjen vullnetare dhe me korrektësi të detyrimeve tatimore, si për tatimpaguesit, ashtu edhe për individët.  Ajo ju siguron se do të ndërmarrë të gjitha masat, jo vetëm për mbledhjen e të ardhurave, por edhe për të lehtësuar realizimin e detyrimeve ligjore.

NJOFTIMI: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/637/dpt-thirrje-per-personat-e-paregjistruar-qe-japin-mjedise-me-qira-per-te-deklaruar-dhe-paguar-tatimin-mbi-burim

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto