Templates by BIGtheme NET

Rrëshqitjet bëjnë që treni të dalë nga shinat, shtatë të plagosur në Paris

Një rrëshqitje e shkaktuar nga shirat e dendura të të martës, përmbysi tre vagona treni në Paris, duke lënë shtatë persona të plagosur.

Mësohet se një argjinaturë u rrëzua për shkak të shiut të fortë pak para orës 5:00, ku një pjesë e trenit u përmbys ndërsa po shkonte drejt kryeqytetit francez.

“Ka patur një rrëshqitje në mes të rrethinave jugperëndimore të St-Remy-les-Chevreuse dhe Orsay. Kjo bëri që tre vagonë të përmbyseshin. Për fat të mirë, janë vetëm shtatë të plagosur lehtë, të cilët po trajtohen”, tha ministrja Elisabeth Borne, për radio “Franceinfo”.

Sipas kryebashkiakut të qytetit të Gif-sur-Yvette, Michek Bournet, në atë kohë kishte shumë pak njerëz në bord, duke qenë se ishte treni i parë i mëngjesit.

“Ne mund të ishim para një katastrofe, sepse nëse do të kishte ndodhur një orë më vonë do të kishte shumë studentë në bord,” i tha Bournet për “Le Parisien”.

Treni thuhet se po udhëtonte me shpejtësi më të ngadaltë se normalja pasi shoferi ishte paralajmëruar se një pemë kishte rënë në një pjesë tëshinave të trenit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto