Templates by BIGtheme NET

Sekretari gjerman shmang komentet për Tahirin dhe Xhafajn, flet për korrupsionin e madh që gjejnë investitorët në Shqipëri

Christian Lange, sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë në Gjermani, gjatë një konference në Tiranë ka shmangur komentet rreth zhvillimeve të forta në vend, si hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe skandalin e vëllait të ministrit aktual Fatmir Xhafaj, për t’u fokusuar më shumë rreth sugjerimeve për përshpejtimin e reformës në drejtësi por mbi të gjitha në luftën kundër korrupsionit.

“Mund t’ju them që Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrim lidhur me çështje të politikës së brendshme dhe prandaj kjo gjë më ka surprizuar. Nuk është traditë që Gjermania të mbajë qëndrim lidhur me çështje të brendshme të shteteve.”, komentoi Lange.

Po kështu Lange nuk bëri asnjë koment lidhur me vendimin e Gjermanisë për hapjen ose jo të negociatave për vendin tonë.

“Sot nuk mund t’ju jap një përgjigje lidhur me vendimin që do marrë qeveria federale por ajo që mund t’ju them unë është që progresi në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e procesit, është një nga hapat kryesore që do ketë ndikim në këtë vendimarrje.

Ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe shteteve. Patjetër që edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë së Shqipërisë dhe prandaj sistemi i drejtësisë ka një rëndësi të madhe edhe për ne, kjo ësht edhe arsyeja që kam ardhur sot.”, tha më tej Lange.

Sipas tij shqetësues është korrupsioni që gjejnë investitorët në Shqipëri.

“Korrupsioni shkatërron gjithashtu ekonominë e tregut dhe tregjet. Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje që problemi më i madh që kanë është korrupsioni. Por natyrisht që korrupsioni është një shqetësim për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor dhe gjyqësori është baza për reformën në drejtësi.

Vazhdimi i zbatimit të procesit të vettingut është shumë i rëndësishëm, ky proces jo vetëm që duhet zbatuar por edhe përshpejtuar.”, theksoi Lange.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful