Templates by BIGtheme NET

Skandali me emetimin e gazrave, Volkswagen gjobitet me 1 miliardë euro

Gjigandi i makinave Volkswagen është gjobitur nga prokurorët gjermanë rreth 1 miliardë euro (880 milionë funte) mbi skandalin e emetimetimit të naftës.

Prokurori publik i Braunschweig-it gjeti që VW kishte shitur më shumë se 10 milionë makina mes mesit të vitit 2007 dhe 2015 që kishte instaluar software për shkarkimin e emisioneve.

Firma e makinave tha se nuk kishte në plan të apelonte kundër gjobës.

VW tha se kishte pranuar “përgjegjësinë e saj për krizën e naftës”.

Gjoba është një nga më të lartat ndonjëherë të imponuara nga autoritetet gjermane kundër një kompanie.

Drejtori ekzekutiv i VW Herbert Diess tha duke pranuar gjobën “Volkswagen merr përgjegjësinë për krizën me naftë”,

“Hapa të mëtejshëm janë të nevojshme për të rikthyer besimin tek kompania dhe industria e automobilëve”, shtoi ai.

Gjoba në Gjermani ndjek një marrëveshje të pranimit të fajësisë në SHBA vitin e kaluar, kur VW ranë dakord të paguajnë një gjobë penale prej $ 4.3 miliard për të zgjidhur penalitetet penale dhe civile.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto