Templates by BIGtheme NET

Spiunët britanikë modifikojnë telefonat e lojtarëve të kombëtares, vetëm kështu mund t’i bëjnë ballë Rusisë

Para se të niseshin drejt Rusisë, lojtarët e Anglisë janë instruktuar nga agjencia e spiunazhit GCHQ të Britanisë së Madhe se si të mbrohen gjatë Kupës së Botës – duke përfshirë mënyrën e fshehjes së gjërave në dhomën e tyre të hotelit.

Theksi gjatë “trajnimit” u vu tek siguria kibernetike, duke iu sygjeruar lojtarëve që të përdorin telefona të përkohshëm të modifikuar nga agjencia gjatë udhëtimit.

Lojtarët u paralajmëruan gjithashtu të mos bëjnë blerje në internet me kartat e tyre të kreditit.

Këshillat shkojnë edhe për tifozët anglezë të futbollit, të cilëve u është thënë të shmangin Wi-Fi publik dhe të përdorin sa më pak pajisje elektronike.

Madje agjensia NCSC ka publikuar në faqen e tyre edhe një udhëzim me këshilla se si t’i bëjnë ballë Rusisë së “keqe” gjatë Botërorit.

Të gjitha këto masa janë marrë pas marrëdhënieve të prishura mes Britanisë dhe Rusisë, pasi ishullorët akuzuan Rusinë për helmimin e agjentit Skripal dhe vajzës së tij. Si pasojë, kryeministria May dëboi nga vendi të gjithë diplomatët, të cilët i dukeshin të dyshimtë.

Nismës së dëbimit të diplomatëve rusë iu bashkuan edhe shumë shtete të tjera ndër të cilat edhe SHBA-të dhe Shqipëria.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto