Templates by BIGtheme NET

Vokshi publikon dokumentet: Balla seanca për Teatrin ishte në axhendë sipas rregullores

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se seanca e sotme dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit për çështjen e Teatrit ishte kundër rregullores. 

Vokshi ka deklaruar se pushteti dhe vete Kuvendi janë të shqiptarëve, ndërsa ka publikuar edhe dokumentet ku sipas saj vërtetohet se mbledhja ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

REAGIMI:

Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.

Ne deputetët, jemi vetëm perfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.

Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës…

Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat ).

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto