Templates by BIGtheme NET

Ylli i ‘Top Gun’ shfaqet 32 vjet pas publikimit të filmit ku luante përkrah Tom Cruize, sa ka ndryshuar Kelly McGillis (FOTOT)

Ajo njihet për rolin e saj si instruktorja e Maverick-ut, Charlotte ‘Charlie’ Blackëood, në filminikonik të viteve tetëdhjetë “Top Gun”.

Pas suksesit të atij filmi të goditur, aktorja Kelly McGillis është larguar nga vëmendja mediatike, por këtë fundjavë aktorja 60-vjeçare bëri një paraqitje të rrallë publike dhe çuditërisht të gjithë po flasin për të.

Këtë fundjavë, McGillis ishte në Hendersonville, Karolina e Veriut. Aktorja kishte veshur një pantallona të zeza, bluzë të bardhë dhe sandale.

32 vite pas realizimit të filmit “Top Gun”, ku shfaqej krah Tom Cruize, aktorja duket se ka ndryshuar shumë, madje nuk njihet. Por sigurisht 32 vite kanë bërë punën e tyre.

Kelly McGillis në fakt ka pasur një karrierë të suksesshme pas “Top Gun” pasi ajo ka luajtur në mbi 50 projekte, përfshirë atë të vitit 1985 me Harrison Ford, filmin “Witness”. Por asnjëherë nuk ka tërhequr aq shumë vëmendje për të.

Ndërkohë që më 12 korrik të 2019-ës pritet të shfaqet nëpër kinema “Top Gun 2”, fotot e aktores 60-vjeçare po qarkullojnë pasi fansat duan të shohin sa ka ndryshuar ajo nga Charli i “Top Gun 1”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto