Templates by BIGtheme NET

“Zgjohu pijanec”, presidenti Trump i përgjigjet ofendimit ‘live’ të De Niro-s

Mesa duket jehona e sharjes “live” që aktori Robert De Niro i bëri presidentit Trump ka arritur në vendin e këtij të fundit.

“Robert De Niro, një individ me një IQ shumë të ulët, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierët nëpër filmat që ka luajtur. E pashë mbrëmë dhe mund të them me një siguri të madhe se ishte i dehur. Besoj që ai nuk e dallon dot që ekonomia ka arritur pikun dhe është më mirë sa çka qënë ndonjëherë. Punësimi është i lartë dhe kompanitë po kthehen në vendin tonë. Zgjohu pijanec!”-shkroi Trump në Twitter.

Aktori De Niro, i njohur për urrejtjen ndaj presidentit, gjatë prezantimit të një çmimi në ‘Tony Awards’ e nisi fjalën e tij me: “F * ck Trump!”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto