Templates by BIGtheme NET

Zyrtare/ Botërori 2026 do të organizohet nga Kanadaja, Meksika dhe SHBA

SHBA, Kanadaja dhe Meksika kanë fituar të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026.

Vendimi u njoftua gjatë kongresit vjetor të FIFA-s në Moskë. “Oferta e Bashkuar” nga tre vendet e Amerikës së Veriut fitoi 134 vota krahasuar me 65 për Marokun.

Ndeshjet gjatë turneu të Amerikës së Veriut do të zhvillohen në 16 stadiume, shumica e të cilave janë në SHBA. Të gjitha stadiumet tashmë ekzistojnë por do të duhet vetëm një rinovim i tyre përpara turneut.

Ndërsa oferta marokene ofronte një turne të përhapur në 14 stadiume që përfshinte rreth 16 miliardë dollarë shpenzime për infrastrukturën.

Por një raport inspektimi mbi Marokun nga FIFA kishte nxjerrë në pah tre zona me rrezik të lartë – stadiumet, hotelet dhe transportet – të cilat u gjykuan si jo të përshtatshme për të pritur një Botëror. Në Marok kishte gjithashtu shqetësime lidhur me në fushën e të drejtave të njeriut.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto