Templates by BIGtheme NET

Anëtari i grupit negociator rrëfehet te Berisha: Deti po i falet Greqisë, s’ka patur fare negociata

Një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e republikës Ilir Meta, të cilët negociuan lidhur me negociatat me Greqinë për çështjen e detit, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.

Ditën e sotme Berisha shprehet se Rama po pranon t’i falë detin Greqisë, duke thënë se është kapitulluar në njëfarë mënyrë para ultimatumit të shtetit fqinj.

Sipas Berishës, i cili i referohet dëshmisë së një anëtari të grupit negociator, realisht nuk janë zhvilluar negociata pasi marrëveshjen Greqia e ka dorëzuar si të panegociueshme. Pra ose duhet pranuar, ose refuzuar, por këtë të fundit Rama nuk po e bën.

“Rama kapitullon pa kushte para ultimatumit të Greqisë, pranon marrëveshjen e faljes së detit!

Negociatori dixhital denoncon:

1- Marrëveshja e faljes së detit dhe pasurive tona përrallore nëndetare u dorëzua nga pala greke si marrëveshje e panegociueshme, prandaj dhe

2- nuk ka patur asnjë negociatë, madje

3- programi i blerë 180 mijë euro për hedhjen dhe analizën e të dhënave nuk është përdorur asnjëherë

4- Sipas marrëveshjes së panegociueshme të diktuar nga pala greke, Shqipëria humbet pasuritë e saj përrallore të gazit dhe naftës të detit Jon

5- Ato i grabit Greqia, e cila falë marrëveshjes

6- zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 milje në kurriz të Shqipërisë

7- Ndërkohë që me Italinë dhe Turqinë ujërat territoriale të Greqisë mbeten 6 milje”, shkruan Berisha.

ANËTARI I GRUPIT NEGOCIATOR (Sipas Berishës)

 “Përshëndetje zoti Berisha,

Jam anëtar grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë. Së pari dua t’ju informoj se marrëveshja e përfunduar është marrëveshja e shitjes apo faljes së detit. Kjo marrëveshje është projekti grek për të cilin nuk ka patur asnjë negociatë sepse pala greke nuk ka pranuar të zhvillojë asnjë negociatë. Në takimin e parë pala greke na vuri para faktit të kryer dhe na dorëzoi marrëveshjen të cilën ajo e quajti të panegociueshme.

Kërkesës time dhe tre anëtarëve të tjerë të grupit për të mos pranuar një marrëveshje të panegociueshme kryetari i grupit Armand Skapi i është përgjigjur me kërcënime ndaj nesh duke folur në emër të ministrit dhe vetë kryeministrit.

Ky njeri së bashku me Meçollarin silleshin sikur përfaqësonin palën greke dhe Shqipërinë. Para kësaj situate dhe konstatimit se me këtë marrëveshje të imponuar nga pala tjetër krahasuar me marrëveshjen e mëparshme, Greqia fiton së paku 820 km katror det në raport me Shqipërinë dhe të gjithë zonën ekonomike naftmbajtëse dhe gazmbajtëse të Detit Jon pasi ajo azheron në dëm të zonës tonë ekonomike ujrat territoriale nga 6 në 12 mile duke na lënë në rërën dhe marrë për vete triliona metër kub gaz.

Përveçse pala greke e quajti projektin që dorëzoi të panegociueshëm ajo kërkon preras nga ne të mos shqipërojnë kategorikish fjalën ‘Ekiti’ ndërkohë që përdorimi i parimit të ekitisë është një nga kërkesat themelore të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, madje edhe shkaku më kryesor i rrëzimit të marrëveshjes tuaj.

Para kësaj situate disa anëtarë të ekipit negociator kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim dhe kanë informuar me shkrim ministrat e jashtëm ,të brendshëm,të mbrojtjes dhe vetë kryeministrin.

Përgjigja e vetme ka qenë kërcënimi i hapur nga Skapi në emër të tyre për largimin nga puna dhe kërcënime të tjera prej banditi duke aluduar edhe për jetën tonë dhe fëmijëve dhe familjeve tona.

Në marrëveshjen e panegociueshme të dorëzuar nga pala greke ishull Othon merr fuqi të plotë njëlloj si vetë ishulli i Korfuzit si për ujërat territoriale ashtu edhe për zonën ekonomike.

Gjithashtu ju njoftoj se programi i blerë 180 mijë euro për futjen e të dhënave dhe për të bërë përllogaritjet nuk është perdorur asnjëherë sepse projekti i marrëveshjes së palës greke nuk mund të diskutohej. Pavarësisht nga ëe gjitha këto ne na u kërkua nga vetë kryeministri Rama që në takimin e dytë të cilin pala greke e shpalli të fundit të dorëzonim të firmosur marrëveshjen e faljes së detit Greqisë. Ju lutem të më ruani anonimatin, e kuptoni vetë arsyen.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful