Templates by BIGtheme NET

Ayo, këngëtarja me famë botërore për herë të parë koncert në Tiranë

Më 28 qershor në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës do të japë një shfaqje Ayo, artistja e njohur e fillim viteve 2000. Emri i saj i vërtetë është  Joy Olasunmibo Ogunmakin.

Artistja nigeriano-gjermane ka spitakur për talentin e saj në muzikë si instrumentiste në violinë që në moshë të vogël, ndërsa në moshën 15-vjeçare i ka kushtuar një këngë mamasë së saj.

Për ata që nuk e njohin Ayo-n, ajo është ndikuar në muzikën e saj nga artistë të mëdhenj si Pink Floyd, Felë Kuti , Donny Hathaëay, Jimmy Cliff dhe Bob Marley.

Në vitin 2006 Ayo regjistroi albumin e saj të parë të titulluar ‘Joyful’ dhe që nga ai moment nuk u ndal me turnetë nëpër botë.

Përpos muzikës ayo është marrë edhe me aktrim. Në prill të vitit 2014, këngëtarja ndërpreu një tur të planifikuar më herët për javë të tëra, për të marrë pjesë në filmin “Murder in Pacot”.

Albumi i saj i parë “Joyful” u regjistrua ne 2006, dhe prej 2007 turnetë e saj anembanë botës nuk kanë ndalur,

Albumi i dytë ‘Gravity At Last’  erdhi suksesshëm në 2008 duke qenë për një kohë të gjatë në top listën franceze dhe në ato gjermane.

Albumi i tretë ‘Billie Eve’  ishte sërish një sukses për Ayo-n kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat si Craig Ross  (kitarist i Lenny Kravitz), reperi Saul Williams, Matthieu Chedid dhe Gail Ann Dorsey.

E njohur dhe e pëlqyer për stilin ‘reggae’ dhe ‘soul’, Ayo do të performojë përpara publikut shqiptar sukseset e saj si:

“Life Is Real” (2006)

“Doën on My Knees” (2006)

“And It’s Supposed to Be Love” (2007) (2008, US)

“Help is Coming” (2007)

“Slow Slow (Run Run)” (2008)

“On aime, on aide” (2009)

“Lonely” (2009)

“I’m Gonna Dance” (2011)

“I Want You Back” (2011)

“Fire” (2013)

“Fire” featuring Youssoupha(2013)

“Who” (2014)

“I’m a Fool” (2017)

“Paname” (2017)

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto