Templates by BIGtheme NET

‘Benzi’ përplas këmbësorin në Berat, 55-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit.

Mësohet se një auromjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësor në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore pranë fshatit Moravë.

Këmbësori 55-vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Beratit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Benz” me inicialet N.S është shoqëruar në komisariat. Sakaq, policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto