Templates by BIGtheme NET

Çfarë nuk më la Veliaj t’i thosha

Nga Mirela Jorgo

Historia e Teatrit Kombëtar ka brenda dhe zanafillën e truallit në të cilën po përpiqen me të gjitha mënyrat për ta fshehur. Dikur ky truall bashkë me sheshin Skënderbe ka qënë pronë e familjes Libohova.

Ky truall u ble ne 3 nëntor të 1938 nga Francesco Jacomoni si San Savino, lindur në Reggio Calabria , me banim në Tiranë si i dërguar i jashtëzakonshëm e Minister fuqiplotë të mbretit Zog. Kjo pronë sipas shkresave zyrtare të asaj kohe përbëhej nga një shtëpi në Lagjen S. Pasha të Tiranës e kopësht, të dyja me sipërfaqe komplesive 10625.31 metra katror, parcela kryesore e teatrit është 5522 m katror. Këto kaluan në shtet pas lufte ku përfshihet dhe Teatri me gjithë godinë e truall.

Me çfarë kufizimesh i është dhënë kjo pronë shtetërore Bashkisë së Tiranës dhe pse nuk bëhet transparente dosja?

NË NENIN 7, TË LIGJIT PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NË NJËSINË E QEVERISJES VENDORE THUHET:

Kufizimet mbi të drejtat e pronësisë Në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, pushteti qendror mund të vendosë kushte dhe kufizime mbi këtë të drejtë. Këto kushte dhe kufizime duhet të jenë vetëm për të siguruar maksimumin e përfitimeve publike ose mbrojtjen e një karakteristike të veçantë të pronës.

NË NENIN  8 THUHET:

Kufizime mbi të drejtën e pronësisë janë:

a) Mosndryshim i destinacionit. 

Ndalimi i ndryshimit të destinacionit dhe/ose qëllimit të përcaktuar në aktin e transferimit pa miratimin e pushtetit qendror.

b) Kushte të veçanta përdorimi. Përdorimi i pronës në mënyrë që të garantojë ruajtjen e karakteristikave unikale të saj

c) Kufizimet mbi të drejtën e tjetërsimit dhe të dhënies në përdorim.

Për disa prona mund të ndalohet e drejta e tjetërsimit ose e dhënies në përdorim të të tretëve pa miratimin e pushtetit qendror.

Pse nuk bëhet rikonstruksioni i kësaj banese nga vetë TEATRI dhe jo nga privati?

Privati, natyrisht, do të marrë kredi bankare për ta ndërtuar si godinë, atëherë le të marrë vetë Teatri Kombëtar kredi bankare duke bërë një preventim të kostos së godinës. Më vonë ta menaxhojë vetë për shfaqjet teatrale.

Pse nuk mund ta ndërtojë e menaxhojë vetë teatri këtë objekt? A do t’ja fali privati këtë sipërfaqe teatrit? Si? Duke fituar nga shitja apo qeradhenia e pjesës së kullave? Pse të mos i fitojë këto para shteti dhe direkt teatri? Pse pranohet pa konkurim firma “Fusha shpk” nëpërmjet këtij projektligji?

Ligj në definicion do të thotë norma kuadër që rregullojnë të gjitha marrëdhëniet e fushës (jo firmës Fusha)!

Çështjet që duan ti rregullojnë me këtë projekt ligj, mund ti zgjidhin me ligjet kuadër që janë në fuqi.

Konkretisht: Ligji Për Koncensionet; Ligji Për Prokurimin Publik; Ligji për Pronat Publike; Kodi Civil; etj.

SA METRA KATROR DO T’I JEPET KËSAJ FIRME DHE SA DISPONON BASHKIA??????

Deri tani qeveria nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për atë që do të ndodhë me vendin ku sot është Teatri Kombëtar.

Vini re: Ky artikull nga Mirela Jorgo është shkruar për Hashtag.al

Harta tregon se trullai i Teatrit të sotëm Kombëtar ka qenë pronë e familjes Libohova

[/starlist]

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful