Templates by BIGtheme NET

Erdogan operacion kundër agjencisë Moody’s pas zgjedhjeve parlamentare

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se do të ndërmarrë masa kundër agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit, Moody’s pas zgjedhjeve parlamentare pasi analistët e kompanisë e vendosën Turqinë në kuota më të ulëta.

“Me vullnetin e Zotit, ne do të kryejmë një operacion kundër Moody’s pas 24 qershorit,” i tha Erdogan, Agjencisë shtetërore “Anadolu”.

“Moody’s po bën deklarata të panevojshme përkundër faktit se ne nuk jemi anëtarë të saj. Sa turp.”

Sipas presidentit turk, agjencia amerikane e vlerësimit ishte duke vënë Turqinë në një situatë të vështirë.

Më 1 qershor, agjencia e vlerësimit tha se mungesa e qartësisë në lidhje me politikën ekonomike turke kishte vënë në rrezik vlerësimet Ba2 të vendit.

Vendimi u raportua mes “pritjes se erozioni i fundit në besimin e investitorëve në Turqi do të vazhdojë nëse nuk trajtohet nëpërmjet veprimeve të politikave të besueshme pas zgjedhjeve të qershorit”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto