Templates by BIGtheme NET

Gjendet e vetëvarur në pemë një 17-vjeçare në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjës, ku një adoleshente është gjetur e vetëvarur në një pemë.

Mësohet se 17-vjeçarja me inicialet T.G, është gjetur e vetëvarur nga familjarët e saj në një pemë në oborrin e banesës në fshatin Stan Karbunarë.

Sipas policisë kjo ka ndodhur rreth orës 05:35 minutan të ditës së sotme. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për të mësuar motivin se çfarë e ka detyryar vajzën të marrë një veprim të tillë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto