Templates by BIGtheme NET

Julian Deda largohet nga ‘vizion Plus’, merr me vete edhe kastën e ‘Apartamentit 2 XL’

Pas Turjan Hyskës, edhe aktori Jul Deda bashkë me kastën e artistëve të tjerë të “Apartamentit 2XL” do të largohen nga “Vizion Plus”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Deda, i cili shprehet se ky largim vjen pa hatërmbetje, duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këtë televizion.

Duke përshkruar bashkëpunimin prej 9 vitesh, Jul Deda ka përdorur vetëm një fjalë “rehati”. Pasi e tillë ka qenë puna për të.

“Gati 9 vite pune të rehatshme. Të rehatshme në të gjitha drejtimet. Është pikërisht kjo, fjala që unë zgjodha për të treguar ndjesinë time në raport me drejtuesit dhe stafin e kësaj kompanie. Në këtë vend, të punosh rehat është gati një lux, që shumë kompani nuk e ofrojnë. Në Vizion Plus dhe TRING unë e gjeta me shumicë, prandaj kam dëshirë t’i falenderoj shumë përzemërsisht të gjithë, duke filluar nga Turi, e duke vazhduar me drejtuesit Genc Dulakun dhe Rida Dulakun. I falenderoj për dashamirësinë, korrektesinë dhe mbi të gjitha për lirinë e dhënë në ushtrimin e profesionit, gjë e cila për mua është jetike. I falenderoj dhe i jam gjithe jetën mirënjohës për këtë super bashkëpunim, që po mbyllet pa asnjë hatërmbetje, pa asnjë peng dhe pa as me të voglën mërzitje.”, shkruan Deda.

Më tej aktori tregon se do të nisë punën në një tjetër televizion, por pa e përcaktuar se për cilin bëhet fjalë, duke e lënë këtë si një surprizë.

“Kështu vjen ky moment, që duhet parë çfarë vjen përpara dhe ajo që vjen është akoma më e rëndësishme se e kaluara. Bashkë me stafin po nisim një rrugëtim të ri në një tjetër TV. Për mua është një rikthim dhe sigurisht përgjegjësia për të bërë diçka të mirë dhe të suksesshme është e madhe. Me ndihmën dhe përkrahjen e publikut jam i bindur se do ja dalim të vëmë një tullë të re në karrierën tonë dhe sigurisht në përvojën televizive shqiptare.SHFAQJA VAZHDON. NA SHKOFTË MBARË..!”, thotë aktori.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto