Templates by BIGtheme NET

‘Kontrabandë ilaçesh’, pranga administratorit dhe punonjëses së farmacisë në Tiranë

Policia ka arrestuar administratorin e një farmacie në kryeqytet si edhe një punonjëse, pasi akuzohen për kontrabandë produktesh farmaceutike.

Lidhur me të njëjtat akuza, është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë. Operacioni policor është zhvilluar dy ditë më parë, mirëpo është bërë publik nga policia vetëm ditën e sotme.

“Në kuadër të operaciont policor të koduar ‘Medikamenti’, nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit:

– Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie)

– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)

Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:

– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)

Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’, Fshehja e të ardhurave dhe Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit.”, bën me dije policia.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto