Templates by BIGtheme NET

Meta flet për takimin e djeshëm me Ramën, çfarë diskutuan krerët e shtetit

 

Presidenti Meta ka hedhur edhe më shumë dritë lidhur me takimin e tij ditën e djeshme me kryeministrin Rama në Presidencë.

Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit ka deklaruar se takimi me kryeministrin kishte qenë nornmal dhe në të ishte folur për disa çështje.

I pyetur nga gazetarët për negociatat me Greqinë Meta tha se zgjidhja e çështjes së detit ishte e rëndësishme për të dyja vendet dhe do ishte ndihmë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Dëshiroj të theksoj rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje sepse kjo është e rëndësishme për të dyja vendet. Jo vetëm për një tejkalim të problemit të mbartur, por edhe për shfrytëzimin e këtyre të mirave detare. Të gjitha vendimet e presidentit do jenë në përputhje me Kushtetutën dhe me përgjegjësitë që i takojnë këtij institucioni”– tha Meta.

Lidhur me ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, Meta u shpreh se nuk e kishte diskutuar këtë çështje me kryeministrin Rama por theksoi se duhej diskutim i të gjitha institucioneve në vend, ndërsa nuk la pa cekur edhe çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Nuk e kemi diskutuar me Ramën çështjen e ngritjes së një kampi për refugjatët në Shqipëri dhe çdo vendim duhet të merret me institucionet e tjera. Çdo përgjegjësi e marrë duhet të ketë konsensusin e palëve. Sa i përket qëndrimit tim për Teatrin, ai ka qenë i qartë dhe dialogu është i domosdoshëm aq më tepër që kryeministri vjen nga rangu i artistëve”– tha Meta. /Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful