Templates by BIGtheme NET

Ndërpriten punimet në autostradën Tiranë-Durrës, kalimi i hapur për fundjavën

Të premten përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas, rreth orës 12:00. Kështu kryeqytetasve do t’u hapet rruga për në Durrës, për të kaluar fundjavën në bregdet.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se deri ditën e premte dt. 15 Qershor, ora 12:00, përfundon ndërhyrja në segmentin Vorë-Maminas.

Me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mengjesin e të hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.”, bën me dije Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Mirëpo ditën e hënë do ketë përsëri punime dhe do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth. Informacionet për devijimin e kalimit do të bëhen publike ditën e djelë.

“Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.”, thuhet më tej në njoftim.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful