Templates by BIGtheme NET

Ndryshon Kodi Ajror, detyrimet e reja për kompanitë e fluturimeve

Kompanitë ajrore do të duhet që në sportelet e kontrollit të biletave (check-in) të ekspozojnë në mënyrë të dallueshme rregullat për të drejtat e pasagjerit dhe veçanërisht të drejtat që kanë të bëjnë me kompensimin dhe asistencën, në rast të vonesave apo anulimeve të fluturimeve.

Detyrimi përcaktohet në projektligjin “Për Kodin Ajror”, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend për diskutim e që paraqet një dokument tërësisht të ri, duke shfuqizuar Kodin aktual.

Përveç ekspozimit të të drejtave, kompanitë duhet t’i paraqesin çdo pasagjeri të dëmtuar nga refuzimi i hipjes në avion ose anulimi i fluturimit një njoftim me shkrim ku specifikohen rregullat për kompensim dhe asistencë.

Ky ndryshim vjen në një kohë kur statistikat zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil flasin për nivele të ulta, në drejtim të kompensimit të pasagjerëve që preken nga vonesat apo fluturimet.

Paralelisht Kodi i ri sjell një detyrim të ri në lidhje me sigurimin e detyruar për pasagjerët, bagazhet dhe ngarkesën. Referuar dokumentit, për përgjegjësinë ndaj pasagjerëve, shuma minimale e mbulimit të sigurimit është për operimet tregtare 250 000 SDR për pasagjer, që është konvertimi në lekë i shumave të pasqyruara në të drejtat e posaçme të tërheqjes.

Ndërsa për operimet jotregtare me avionë me masë maksimale të ngritjes prej 2 700 kg ose më pak, mund të jetë një nivel më i ulët mbulimi, me kusht që një mbulim i tillë të jetë të paktën 100 000 SDR për çdo pasagjer.

Ndërkohë që, për përgjegjësinë ndaj bagazheve, për operimet tregtare, shuma minimale e mbulimit të sigurimit është 1 131 SDR për çdo pasagjer. Ndryshimet do të duhet të diskutohen në komisionet parlamentare e më pas të miratohen nga parlamenti për të hyrë në fuqi.

Burimi: Scan-tv

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful