Templates by BIGtheme NET

Nigeriani varros babanë në një ‘BMW’ fringo të ri, FOTOJA që po ‘çmend’ rrjetin

Nigeriani varros babanë me BMW në vend të arkivolit

Fotoja e një makine luksoze duke u varrosur në Nigeri, ka shkaktuar debate të mëdha në rrjetet sociale.

Pretendohet se një burrë e ka varrosur të atin brenda një automjeti tip “BMW”, fringo të ri, në vend të një arkivoli.

RT” shkruan se një nigerian i pasur, i identifikuar vetëm si Azubuike, thuhet se premtoi t’i blinte babait të tij një makinë.

Mirëpo kur babai i tij vdiq para se ai ta kishte mbajtur premtimin, nigeriani me sa duket vendosi të heqë dorë nga arkivoli dhe ta varroste babanë e tij në makinë.

Mirëpo fotoja e makinës duke u groposur është pritur me mosbesim në rrjetet sociale, ku shumë komentues shprehen se rituali ishte ofendues dhe i dëmshëm, ndërsa të tjerë thonë se imazhi surreal është nga një film.

“Kjo është trishtuese. Ti e varros babanë në një BMW të ri? Ndero atin tënd dhe nënën ndërsa ata janë ende gjallë, pastaj varrosi në arkivole të mirë. Paratë përdori për të ndihmuar të varfërit”, shkroi një përdorues në Twitter.

Të tjerë spekuluan se ishte vetëm një çështje kohe para se grabitësit e varreve të largoheshin me arkivolin.

Nëse kjo është e vërtetë, arkivoli i BMW-së nuk do ishte rasti i parë pasi edhe në vitin 2015, një njeri i pasur nigerian varrosi nënën e tij në një Hummer.

Nigeriani varros nënën me Hummer-in

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful