Templates by BIGtheme NET

Pesë ‘sëmundjet’ që prekin gazetarët në Shqipëri

Blog Autor: Armand Bajrami

1. Iafutkotia

Gazetari ka gjithmonë një argument që kolegu i tij ia ka futur kot. Sëmundje e lehtë që prek zakonisht të rinjtë në këtë profesion. Duhen pak vite eksperiencë për të kuptuar nëse kolegu duhet këshilluar, korigjuar, apo përgëzuar.

2. Parasetidija

Eshte një problem që i kap gazetarët për shkaqe të mistershme. Kjo të bën të shprehesh se ti ishe në dijeni të lajmit që ka publikuar kolegu kohë më parë. Është infeksion që nuk prek gjithkënd. Ka gazetarë që janë imunë.

3. S’kabravosia

Gazetarit i krijohet një ngushtim në stomak, ç’ka e pengon për të përgëzuar kolegun për një punë të mirë. Sëmundje që është e varur thelbësisht nga karakteri i personit. Zemërmirëve u qëndron larg kjo patologji.

4. Egombiretësia

Gazetari pretendon se lajmi që ai ka bërë është më i miri i kohës, i kohërave të kaluara dhe të atyre që do të vijnë. Konsiderohet problem serioz. Eshte i kurueshëm përmes leximit deri në pikën ku bëhesh i vetëdijshëm se “di një gjë, që s’di asgjë”.

5. Gjithëdija

Gazetarit i krijohet ideja se bota rrotullohet rreth tij dhe se është në dijeni të gjithçkaje. Kjo zakonisht prek ata persona që kanë punuar si gazetare për herë të fundit para një dekade. Të infektuarit janë të pashpresë. Ende nuk ka nje kurë konkrete për të.

p.s.

Unë pretendoj se jam i vaksinuar ndaj të pestave, por mos më paragjykoni. Në Shqipëri jemi. Bën vaki ndonjë vaksinë ka qenë e skaduar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful