Templates by BIGtheme NET

Prokuroria e New-York padit fondacionin Donald Trump

Prokurorja e përgjithshme e New Yorkut, njoftoi të enjten se do të padiste fondacionin Trump, përfshirë Presidentin dhe fëmijët e tij, për shkelje të mëdha dhe të vazhdueshme të ligjit.

Barbara Underwood tha se fondacioni i bamirësisë është angazhuar në koordinime të paligjshme politike cka kishte si qëllim ndikimin në zgjedhjet e 2016. Padia, synon të shkrijë fondacionin.

Në padi, përmenden edhe fëmijët e Trump, Ivanka, Eric, Donald jr. Në një deklaratë, prokurorja tha se Trump, kishte instruktuar në mënyrë të paligjshme fondacionin e tij të ofronte mbështetje për fushatën e tij presidenciale duke përdorur emrin dhe fondet e fondacionit për të promovuar fushatën.

Vetë presidenti reagoi në Twitter për padinë duke thënë se demokratët e pacipë të New Yorkut po bëjnë gjithçka që munden për ta paditur atë. Ai premtoi se nuk do të zmbrapsej.

Padia nënvizon se fondacioni ka paguar 100 mijë dollarë për të zgjidhur pretendimet ligjore kundër resortit “Mar a lago” të Trump, 158 mijë dollarë për të zgjidhur pretendimet ndaj një prej klubeve të tij të arta dhe 10 mijë dollarë për të blerë një pikturë të Trump për ta vendosur atë në një nga klubet e tij të golfit.

“Blerja e pikturës ishte një shembull i të paktën një prej të paktën pesë transaksioneve të ngjashme”, thuhet në deklaratë, që dhunon rregulloret e taksave për organizatat e bamirësisë jo fitimprurëse.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto