Templates by BIGtheme NET

Putin falenderon FIFA-n për ndihmën në organizimin e ‘Kupës së Botës 2018’, lajka Infantinos

Vladimir Putin ka falënderuar “familjen e futbollit botëror” për ndihmën në organizimin e Kupës së Botër të 2018-ës.

Kampionati i shumëpritur nis sot, më 14 qershor, ku Rusia pret Arabinë Saudite në stadiumin Luzhniki të Moskës.

“Përgatitja për një ngjarje të tillë të madhe dhe të ndritshme sportive nuk është vetëm detyrë e vendit pritës. Një ngjarje e tillë është e pamundur të realizohet pa një numër të madh specialistësh dhe entuziastësh të ligës botërore të futbollit”, tha presidenti Putin i cili iu bashkua Kongresit të 68-të FIFA në prag të turneut.

“Është e mrekullueshme që kjo familje ka një traditë të mrekullueshme të mbledhjes në prag të kampionatit, në qytetin ku po zhvillohet ndeshja e hapjes.

Vendi ynë është gati të presë Kupën Botërore të FIFA-s dhe të sigurojë që të gjithë ata që do të vijnë në Rusi të kenë rehati maksimale dhe të përjetojnë emocionet më të mira të mundshme”, tha Putin.

Presidenti rus nuk harroi të falenderonte edhe FIFA-n për mbajtjen e politikës jashtë sportit.

“Dua të theksoj angazhimin e FIFA-s për parimin e sporteve pa politikë,” tha udhëheqësi rus i cili iu drejtua në veçanti Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për “respektimin e idealeve sportive dhe ndjenjën e tij pozitive ndaj Rusisë”.

Putin shtoi gjithashtu se Infantino “mori përgjegjësinë e FIFA-s në kohë të trazuara”, por ai e drejtoi atë siç duhet “si një luftëtar i vërtetë”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto