Templates by BIGtheme NET

“Rama bën ‘Qytetar Nderi’ të Hasit, personin që qëlloi me armë Azem Hajdarin në Parlament”

Partia Demokratike ka denoncuar projektvendimin e Bashkisë së Hasit për t’i dhënë titullin ‘Qytetar Nderi’, ish-deputetit Gafurr Mazreku, i cili qëlloi me armë ish-deputetin e PD-së, Azem Hajdari brenda parlamentit në gusht të vitit 1997.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka ka theksuar se urdhrin për këtë e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili përfaqëson modelin e lidhjes së krimit me qeverinë.

Deklarata e Nokës

Dy dekada pas atentatit brenda në Parlament kundër Azem Hajdarit, atentatori, deputeti i Partisë Socialiste në atë kohë, Gafurr Mazreku propozohet nga Edi Rama per t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

Partia Demokratike disponon propozimin që Kryetari i Bashkisë së Hasit i ka bërë Këshillit Bashkiak për të nderuar një vrasës si Gafurr Mazreku me titullin më të lartë që mund të japë pushteti lokal.

Nderimi i një deputeti që ka përdorur armën brenda sallës së Parlamentit kundër Azem Hajdarit është modeli që Edi Rama ka ndjekur që kur ka ardhur në pushtet.

Është modeli që nderon dhe i jep pushtet kriminelëve në parlament, qeveri dhe bashki, siç është rasti i Elvis Roshit, Mark Frrokut, Arben Ndokës dhe të tjerëve si ata.

Është modeli që mbron krimin të lidhur me qeverinë, siç është rasti i Saimir Tahirit dhe Agron e Fatmir Xhafës.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është parashikuar për të hënën, prandaj ne i bëjmë sot thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga ky vendim skandaloz që vret për herë të dytë Liderin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful