Templates by BIGtheme NET

Rama i dha postin e Drejtorit, Erion Isai për Teatrin: Artistët janë të përçarë

I ftuar në “News 24”, aktori dhe njëkohësisht Drejtori i Teatrit të Kukullave, Erjon Isai ka folur mbi temën shumë të diskutuar të kohëve të fundit, atë të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Isai e pyeti këtë të fundit se kur ishte hera e fundit që ajo kishte qënë në Teatër. Pyetje, të cilës gazetarja Ola Bruko, iu përgjigj se ajo shkon çdo javë në Teatër dhe se i ka parë kushtet.

Debati i plotë:

Isai: Kur është hera e fundit që keni shkuar në Teatër?

Bruko: Unë shkoj çdo javë në Teatër dhe i di kushtet, edhe lakuriq nate kam parë të qarkullojë në Teatër.

Isai: Ja pra në çfarë kushtesh ndodhet. Atëherë ju e dini që Projektligji nuk është miratuar, është hedhur për diskutim. Unë jam dakort që nuk ka nevojë për kaq ngut. Por ligji thjesht është hedhur për diskutim. Ne duhet të marrim më të mirën. S’jam njeri që them të bëhem kulla por jam pro-teatrit. Artistët janë të përçrë në këtë histori. Unë po përfaqësohem nga anëtarët e SAS-ës. Qeveria nuk po thotë do ta bëjmë nësër dhe pikë, dhe artistët nuk kanë të drejtë të thonë që e duam të kuq, e duam kështu. Ne na duhet Teatri. Ne kemi nevojë për një Teatër Kombëtar. Unë s’jam i paskrupullt, se nqs Teatri nuk i përmbush kërkesat unë do të dal i pari kundërt tij. Fryma pro ose kundër kullave, është e gabuar.

Aktori Erion Isai është emëruar si drejtor i Teatrit të Kukullave me VKM, duke i zënë vendin e ish-drejtoreshës, Monika Lubonjës e cila pak kohë më parë dha dorëheqjen.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful