Templates by BIGtheme NET

Shqipëria shitet me ligj të veçantë 

Nga Klodian Tomorri

Në dy muajt e fundit qeveria ka bërë dy ligje të jashtëzakonshme. I pari, është ai që përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Kolin Construction për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

I dyti është ai “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës per Realizimin e Projektit Urban dhe Godinës së re të Teatrit Kombëtar” me kompaninë Fusha.

Në të dy rastet transferohen asete publike në duar të privatëve duke anashkaluar ligjin. Për Aeroportin jepet ekskluziviteti i shfrytezimit për 30 vjet. Në rastin e teatrit, transferohen 6 mijë metër tokë publike në qendër të Tiranës në duar të një kompanie private, që do të ndertojë kulla.

Pse duhen ligjet e jashtëzakonshme? Shqipëria nuk është as në luftë as në krizë humanitare. Çfarë e pengon qeverinë të hapë garë se ndoshta ka kompani të tjera që mund ta ndërtojnë teatrin me një kosto shume më të ulët për qytetarët? Po kështu edhe Aeroportin.

Ligjet e veçanta nuk janë asgjë tjetër vetëm ligjërimi i korrupsionit, që vjedhja e aseteve publike të mos prodhojë pasoja penale. Thirret Parlamenti për të ligjëruar vjedhjen, që nesër “drejtësia e re” të ketë justifikimin për të ndenjur duarkryq.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto