Templates by BIGtheme NET

Sot nis botërori, si pritet të luajnë Rusia dhe Arabia Saudite

Sot starton botërori i futbollit, ngjarja më e madhe sportive në glob që pritet të ndiqet nga miliarda shikues në mbarë rruzullin tokësor.

Në takimin e parë do vihen përballë vendi pritës i Rusisë dhe Arabia Saudite, një përballje që do ngrejë siparin e kompeticionit.

Rusia do të kërkojë ta nisë me fitore dhe mundësitë për këtë i ka të mira duke qenë se luan në fushën e saj, përpara tifozëve të saj por edhe për faktin se përballë ka një kombëtare jo shumë të fortë si Arabia Saudite.

Megjithatë ndeshjet hapëse kanë qenë shpesh herë të vështira për vendasit, kështu që Rusia do të kërkojë ta kapërcejë këtë ngërç.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet 2 orë para ndeshjes së parë mes Rusisë dhe Arabisë Saudite duke filluar në orën 4:00 në orën lokale.

Nuk do të mungojë edhe një performancë e Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit, të cilët ideuan dhe realizuar këngën e këtij kampionati “Live it up”.

Anglia do të ketë përfaqësim në ceremoninë e hapjes, ikonën e pop-it të viteve ’90, Robbie Williams. Ai do të performojë për turmën  brenda Stadiumit të Luzhniki.

Formacionet e mundshme

Rusia: Akinfeev –  Kudryashov, Ignashevich, Granat, Fernades – Zobnin – Zhirkov, Kuzyaev, Golovin, Samedov – Smolov

Arabia Saudite: Al Mayoof – Al Burayk, Hawsawi, Hawaswi, Shahrani – Faraj, Otyaf – Dawsari, Jassam, Shehri – Muwallad

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful