Templates by BIGtheme NET

‘Teatri s’është i tironsve lale. Nëse do flasim për balonë tauke-balonë tabake’ – Përplasja Derhemi-Vasili

Aktorët Arben Derhemi e Laert Vasili janë përplasur në dëgjesën e sotme publike mes kryebashkiakut Veliaj e ministres Kumbaro me artistët për Teatrin Kombëtar.

Aktori Derhemi në fjalën e tij tha se artistë nuk do lejonin prekjen e asnjë centimetrit të Teatrit Kombëtar, ndërsa shtoi se Tirana ka nevojë për ruajtjen e identiteteve të saj.

Gjatë kohës që Laert Vasili po fliste për çështjen e teatrit duke kërkuar ndërtimin e një teatri të ri, nga vendi Arben Derhemi ka bërë disa batuta që çuan në reagimin e Vasilit, i cili tha: “Teatri kombëtar nuk është i tironsve lale po i gjithë shqiptarëve. Racizmi këtu është më i frikshëm se racizmi që kam  ndjerë në Greqi. Nëse nuk doni të flasim për teatrin të flasim për balonë tauke, balonë tabake. Na lini të vdesim nga tuberkulozi, nga asbesti dhe të shkojmë të performojmë në Sharrë. Nëse nuk e doni teatrin, mos e bëjmë. Le të sëmuremi këtu nga tuberkulozi e sëmundjet e tjera.” – tha Vasili.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto