Templates by BIGtheme NET

Veliaj i heq mikrofonin, Avokatja: Artistët të bashkohen në mbrojtje të teatrit, jo monologje! Veliaj: Mitomane!

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që po tenton të shembë godinën e Teatrit Kombëtar, është duke zhvilluar një dëgjesë për këtë çështje.

Avokatja Mirela Jorgo ka dashur disa herë të flasë, por Veliaj, që në këtë rast bënte edhe moderatorin, jo vetëm nuk e ka lejuar, por edhe e ka quajtur mitomane.

DEBATI I PLOTË:

“(Avokatja merr mikrofonin)

Erion Veliaj: Jo, ju lutem t’u japim fjalën artistëve. Ke ndërhyrë disa herë sot.

Mirela Jorgo: Po, se nuk më ke dhënë fjalën.

Po ti kush je?

Erion Veliaj: Unë jam Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Mirela Jorgo: Axhendën nuk e vendosni ju! Kjo është dëgjesë publike.

Unë e ftuar jam! Nga Sindikata e Artistëve.

Erion Veliaj: Sindikata e Artistëve foli.

Do lëmë një dëgjesë tjetër për avokatët pasionantë!

(Pas disa minutash që folën disa prej artistëve si Genci Fuga etj)

Mirela Jorgo: Artistët të bashkohen dhe të mbrojnë teatrin. Këto dëgjesa janë monologje!

Erion Veliaj: Të uroj shumë sukses në avokati. Po lëre bën këtu mitomanen. Të ka ngel ora te Lufta e Dytë Botërore! Për avokatët dhe mitomanët dëgjesa do jetë një herë tjetër!

Tregojini daljen zonjës që të qetësohet!”

Avokatja Jorgo u largua në mënyrë demonstrative nga salla. Edhe pse mikrofoni i saj ishte i mbyllur dhe kamerat e Veliajt nuk transmetuan largimin, Jorgo thotë për “Hashtag.aL” se u ka thënë artistëve qe të mos përçahen sepse këtë po shfrytëzon kryebashkiaku Veliaj, përçarjen e tyre./Hashtag.al

Kur Veliajn e qëlluan me vezë, jashtë sallës së dëgjesës me artistët

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful