Templates by BIGtheme NET

Veliaj takon sot artistët, a do e marrë parasysh këtë radhë mendimin e tyre për Teatrin Kombëtar?

Pas paralajmërimit të artistëve se do të uzurpojnë Teatrin Kombëtar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do t’i presë ata sot në një takim.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Veliaj tha se sot në orën 11:00 ai ka ftuar për një bashkëbisedim të gjithë artistët për të diskutuar për projekligjin aq shyumë të diskutueshëm.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.

Një ditë më parë, artistët u shprehën të zhgënjyer nga kryebashkiaku dhe ministrja Mirela Kumbaro, për shkak të dërgimit të projekligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar në Parlament, pa marrë konsensusin e artistëve ashtu sikurse u ishte premtuar më herët.

“Partneriteti Publik-Privat në këtë rast, është shqeto vjedhje, është grabitje. Për këtë, jo unë vetëm. Le ta analizojnë të tërë përparësinë që i jepet një firme. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar, që donin t’ja jepnin privatëve. Një arbitraritet që ç’të të them, me keqardhje por këtu fillon lufta. Mendimi im është ky…

S’na dëgjon kush, s’na përfill kush, na përbuzin, na braktisin. Më vjen keq se jo vetëm neve si komunitet artistik por edhe juve po ju poshtërojnë. Kjo është grabitje. Ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje, ajo tokë vërtet quhet e shtetit, por është e komunitetit teatror. Këtu më vete mendja se duan të vjedhin edhe kryeministri, edhe ministresha edhe kryetari i bashkisë. Më vete mendja…, tha Robert Ndrenika një ditë më parë, në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Veliaj u kishte premtuar artistëve fillimisht se projekti për Teatrin Kombëtar nuk përbënte asnjë rrezik për ndërtimin e një kulle, ndërsa vetëm 2 ditë më parë fliste me pasion për ta bërë një gjë të tillë, pasi e krahasoi TK-në me Arenën Kombëtare.

Artistët paralajmëruan dje se nëse nuk merrnin një përgjigje deri ditën e premte për kërkesat e tyre, të premten do ngujohen në godinën e Teatrit Kombëtar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto