Templates by BIGtheme NET

Perunë e ‘djeg’ 11-metërshi i humbur, danezët marrin fitoren e parë

Danimarka ka mundur të fitojë ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Perusë në një sfidë tejet të luftuar nga të dy ekipet.

Peruja zhvilloi më shumë volum loje dhe e vuri në vështirësi Danimarkën gjatë gjithë takimit madje humbi edhe një 11-metërsh, që u akordua pa sistemit ‘VAR’.

Por ekipi evropian u tregua më cinik dhe pas golit të shënuar nga Poulsen e ruajti me fanatizëm rezultatin.

Me këtë humbje Peruja e ka vështirësuar jo pak kaualifikimin në një grup ku bëjnë pjesë edhe Franca me Australinë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto