Templates by BIGtheme NET

Prespa nesër e pagëzon emrin e ri “Maqedonia e Veriut” (DETAJET)

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë, e arritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Alexis Tsipras, nuk është pritur mirë nga kampet opozitare të të dy vendeve. Në Maqedoni ka qenë presidenti Ivanov, që ka refuzuar të firmosë akordin e arritur në këto negociata, ndërsa në Greqi, opozita dorëzoi një mocion mosbesimi për kryeministrin Tsipras.

Gjithsesi pasditen e të premtes, ministria për shtypin e Greqisë, njoftoi se të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen ditën e diel në Prespë.

Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve do të nënshkruajnë marrëveshjen zyrtare, që njeh Maqedoninë tashmë me emrin e ri, “Maqedonia Veriore”, emërtim ky që gjeti dakordësinë e të dy palëve.

Për momentin dihet se ngjarja do të ndahet në dy pjesë, nga të cilat njëra do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillohet në anën e Maqedonisë dhe jozyrtarisht do të jetë drekë mes funksionarëve pjesëmarrës në ceremoni.

Lokacionet e sakta për dy ngjarjet e lartëpërmendura do të jenë të njohura nesër pas orës 18, si dhe koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve.

Prej nesër do të ndalohet qasja e automjeteve civile drejt Prespës, ku përveç përfaqësuesve zyrtarë do të marrin pjesë edhe gazetarët. Në Greqi janë paralajmëruar protesta edhe në vendin ku pritet të
nënshkruhet marrëveshja në Prespë./INA 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful