Templates by BIGtheme NET

Tifozët pushtojnë rrugët e qytetit të vogël rus, vendasit nxjerrin celularët dhe filmojnë ‘marshimin’

Tifozët peruanë kanë pushtuar rrugët e Saranskut, qyteti më i vogël rus ku po zhvillohet Kupa e Botës.

Karvani gjigant latino-amerikan u filmua nga shumë vendas në marshimin e tyre drejt ‘Mordovia Arena’ për të parë skuadrën e tyre përballë Danimarkës.

Peruja rikthehet  në një botëror futbolli që prej vitit 1982 dhe tifozët e tyre kanë bërë çmos për të ardhur e mbështetur ekipin e tyre.

Saransk është një qytet prej vetëm 300 mijë banorësh dhe tifozët e shumtë i kanë dhënë një tjetër gjallëri, të paparë në historinë e tij.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto