Templates by BIGtheme NET

Zhgënjen Argjentina, mjaftohet me barazim ndaj Islandës

Argjentina e Sampaolit nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Islandës.

Ndeshja e Grupit D fillimisht pati për protagonist ‘albiçelestët’, të cilët kaluan në avantazh me Aguerron në minutën e 19-t. Nuk zgjati shumë dhe ekzaktësisht pas 4 minutash Finnbogason risolli baraspeshën.

Deri në fund Argjentina synoi të gjente golin e fitores, por nuk arriti. Padiskutim pengu i ndeshjes është penalltia e Lionel Messi-t, i cili në minutën e 64-r gaboi përballë portierit të Islandës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto