Templates by BIGtheme NET

Lojtarit të panjohur islandez i bllokohet ‘Instagrami’, 250.000 ndjekës brenda pak minutash

Rurik Gíslason, një mesfushor i panjohur i një ekipi të kategorisë së dytë gjermane, fitoi më shumë se 250.000 ndjekës në Instagramin e tij pas një paraqitjeje të shkurtër në botëror.

Ai luajti vetëm 30 minuta në barazimin 1-1 të Islandës ndaj Argjentinës, por Rurik Gíslason ka bërë mjaft përshtypje në Kupën e Botës…tek shikueset femra të futbollit.

Gíslason ka qenë veçanërisht popullor me tifozet e futbollit të Amerikës së Jugut, shumica e të cilave janë aktore dhe modele të njohura.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto