Templates by BIGtheme NET

Protesta në Shkup për çështjen e emrit, policia përdor gaz lotsjellës (VIDEO)

Pas firmosjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, mbrëmjen e shkuar kanë shperthyer protesta në Shkup.

Dhjetëra protestues janë mbledhur përpara Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë.

Sipas raportimeve në Maqedoni, protestuesit kanë përdorur gurë dhe sende të forta ndaj policisë, gjatë përpjekjes së tyre për të thyer kordonin policor dhe për t’u futur në Kuvend.

Nga ana tjetër policët kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, për t’i shmangur ata dhe për t’i shpërndarë.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare, por në mediat maqedonase raportohet për disa të lënduar, ndërsa pranë Kuvendit u po zhvillohej protesta janë parë të kalonin edhe automjete të ndihmës së shpejtë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful