Templates by BIGtheme NET

Marrëveshja për emrin, parlamenti  miraton kalimin në komision

Komisioni për çështje Evropiane në Kuvend, e nisi dhe e përfundoi debatin për Ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Në mungesë të opozitës, shumica kaloi ratifikimin sa hap e mbyll sytë duke mbrojtur marrëveshjen mes dy vendeve.

Paraprakisht Kuvendi votoi nevojën për Ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes së lartpërmendur. Përvec opozitares VMRO-DMNE, kundër ratifikimit votoi edhe deputeti i shumicës, Ferid Muhiq i cili nuk deshi të arsyetoj para gazetarëve votën e tij kundër marrëveshjes.

Opozita marrëveshjen e cilësoi si kushtëzim i Greqisë për Maqedoninë ndërsa për arritjen e saj e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev i cili sipas tyre, për të shpëtuar nga aferat kriminale ka pranuar marrëveshje siç e quajnë ata kapitulluese. Pas kësaj, VMRO-DPMNE-ja do ta bojkotojë punën e Kuvendit.

Për nevojën e ligjit votuan edhe partitë opozitare shqiptare. Ligji mbi ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë të mërkurën do të vendoset në seancë plenare ku edhe pritet ratifikimi përfundimtar.

Burimi: Alsat-M

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful