Templates by BIGtheme NET

Pasi zgjidhën “sherrin” me Maqedoninë, debati që ‘ngre në këmbë’ politikën greke

“Greqia nuk ka arritur  marrëveshje me Maqedoninë për emrin për të marrë diçka si kompensim nga BE”.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias hodhi poshtë pretendimet e një ish-ligjvënësi në koalicionin qeveritar të udhëhequr nga SYRIZA e Majtë Radikale,  se Greqia nxitoi të bëjë një marrëveshje për emrin e ri të Maqedoninë.  për të lehtësuar borxhet që ky shtet ka ndaj BE-së.

“Ne nuk dhamë asgjë për të marrë diçka në kthim, ne bëmë marrëveshjen më të mirë për vendin”, tha Korzias  në një intervistë me kanalin televiziv ANT1.

Çfarë i shqetëson grekët?

Ky debat erdhi pasi  Dimitris Kammenos, pjesë e SYRIZA, dhe anëtari i Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, ngritën idenë pas vendosjes së emrit, për votim kundër emrit, si çështje mosbesimi ndaj qeverisë së Tsipras.

Dimitris Kammenos tha se marrëveshja e emrit erdhi pasi një “OK” me Trojkën e Bashkimit Evropian  dhe Bankë Qendrore Evropiane.

Ata ngritën akuzën se Mekanizmi i Stabilitetit Europian më 21 qershor në Bruksel do t’i japë Greqisë një kohë më të gjatë për të shlyer 326 miliardë euro (376.36 miliardë dollarë)që ndaj BE-së.

Sipas tyre ky ishte kushti që BE-ja i vuri Greqisë për të pranuar emrin me Maqedoninë.

Çfarë tha Kotzias?

Shefi i diplomacisë greke ka përgënjeshtruar akuzat duke thënë se marrëveshja e arritur mes palëve është bërë për shkak të sigurimit të paqes në të dyja vendet.

“Kam bërë një marrëveshje ndërkombëtare ku sigurova ‘erga omnes’ (përdorimi universal i emrit). Ata gjithashtu duhej të merrnin diçka “, shpjegoi ai për marrëveshjen që kërkon që Maqedonia Veriore ta quajë veten në shtëpi .

“Vetë-identifikimi ishte kërkesa e tyre kryesore në negociata”, tha Kotzias, duke shpjeguar pse ai la emirn Maqedoni dhe iu shtua vetëm pjesa veriore.

Çfarë po ndodh me politikat ekonomike në Greqi?

Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici i kërkoi Eurogrupit të zyrtarëve në Eurozonës t’i ofrojnë Greqisë një formë të një ndërprerjeje borxhi të cilën Tsipras tha se është kritik.

Në një intervistë për Televizionin Publik të Francës, Moscovisi tha se ministrat e financave dhe Komisioni Europian duhet të vendosin për një paketë të rëndësishme masash lehtësuese të borxhit grek, por jo një ulje të plotë të borxhit.

Ai këmbënguli se dalja e Greqisë nga programi i shpëtimit do të jetë një moment politikisht “shumë simbolik” për Europën kur ministrat e financave të Eurozonës diskutojnë përfundimin e paketave të shpëtimit së bashku me mundësinë e lehtësimit të borxheve. Borxhi i Greqisë është në 178 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)./Hashtag.al

Burimet: https://www.thenationalherald.com/204852/kotzias-denies-fyrom-name-deal-done-to-get-greek-debt-relief/

Nikos Kotzias: We reached an agreement that was best for the country

http://www.ekathimerini.com/229806/article/ekathimerini/news/fm-kotzias-dismisses-quid-pro-quo-claims-on-name-deal-with-fyrom

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto