Templates by BIGtheme NET

Aktorët në takim duhet t’i shkojnë me vezë

Autore e skicës Meri File

Nga ANDY Warhol*

10 ditët e fundit, sidomos ngjarja e djeshme në Komisionin e Medias, na shërbyen për të parë se kush është realisht Erion Veliaj, dhunën, arrogancën e tij dhe rrugaçërinë e maskuar me thënie tironsish.

Mjaftuan disa aktorë teatri që më në fund të tregonin një dinjitet të tyrin dhe Veliaj nga padurimi e presioni që ka nga shefat e tij e nxorri kokën.

Por le ta analizojmë pak:

Tipa si Veliaj, Mazniku, Bushati etj janë persona, të cilët kanë mangësi duke mos jetuar moshën. Në adoleshencë kanë qenë si burra të vegjël. Nuk kanë patur të dashura, nuk dëgjonin muzikë (Bushati dhe Fuga dëgjonin vetëm lajme, kurse Veliaj shkonte në Ruanda për të parë krimet e fiseve Tuci-Hutu), madje nuk dijnë të kërcejnë (të mbajnë ritmin) dhe shpesh as në mbrëmje nuk i ftonin. Nga ana tjetër gjithmonë kanë qenë të frustuar nga të fortët e lagjeve (hanin ndonjë shpullë pas koke). Pra, në një farë forme kanë qenë kopje e baballarëve të tyre por në moshë shumë të njomë.

Njerëz të tillë kur arrijnë të tridhjetat kanë nevojë për kompensimet (sepse siç e dimë dhe Frojdi thotë që për të kuptuar problemet e të rriturit i studiohet fëmijëria). Prandaj tani janë shndërruar në njerëz uzurpatorë, të cilët shfaqen kudo sepse brenda gjendjes së tyre flasin që nga temat e terrorrizmit deri tek Teatri Kombëtar. Pra, fëmijë tipikë post komunistë.

PROBLEMI I AKTORËVE NË VETVETE

Aktorët dhe regjisorët e Teatrit Kombëtar kanë një problem madhor. Mendojnë si Buxhetorë. Dhe kjo mendësi gjatë gjithë kësaj kohe ju ka hequr një gjë shumë të rëndësishme, Dinjitetin. I ka varfëruar si artistikisht, shpirtërisht dhe financiarisht duke i shndërruar në subjekte që duhen trajtuar me mëshirë. Shpesh në takime me ministra aktorët kanë kërkuar vetëm rrogën dhe ligjin, por asnjëherë s’kanë protestuar për të (kanë 29 vjet që i kërkojnë, çerek shekulli). Askush nuk mban mend një aktor apo regjisor të ketë bojkotuar një shfaqje si shenjë proteste ndaj keqtrajtimit të tyre, të Teatrit Kombëtar. Askush nuk ka protestuar për fondet e artit që vidhen nga stafi i Ramës dhe i Veliaj. Madje as njëri -tjetrin nuk e kanë mbrojtur (rasti i Sesilia Plasarit). Kjo vjen dhe nga komunizmi sepse dhe atëherë dikush quhej regjisor i madh, ndërkohë që kolegun e vet pse bënte tip tjetër teatri e internonin.

Unë totalisht i mbështes aktorët. Teatri nuk duhet prishur por restauruar dhe mirëmbajtur, por do ngrija pyetjen: A kemi ne një teatër të mirë në cilësi artistike? A kemi shfaqje të bukura, inteligjente, etj? Jo nuk i kemi. Shfaqjet e teatrove në Shqipëri janë për të ardhur keq, sidomos të Teatrit Kombëtar. Mjafton t’i krahasosh me shfaqjet e Kosovës dhe shikon se sa rëndë ne jemi.

Gjithsesi, pavarësisht nga shumë gabime, artistët duhen mbështetur, por ata s’duhet të vazhdojnë gabimin kryesor: Takimet me Veliajn.

Në artikuj të tjerë kam analizuar që Veliaj është njeri pa profesion, nuk ka bërë asnjë punë në jetën e vet. Nuk ka ndërtuar diçka të tijën. E vetmja gjë që bën Veliaj është kjo: Gënjen dhe Manipulon. Ai në vetvete është shumë i rëndomtë në fjalorin e tij (nuk ka më shumë se 120 fjalë) por është trajnuar për të qenë i tillë. Prandaj dhe po të shikosh njerëzit që ka rreth tij janë pa profesion (Fuga, Mazniku, etj )./ S’bëjnë asgjë në jetë.

Veliaj duke i ftuar aktorët në takime (ai s’ka lidhje fare me teatrin) po faktorizon veten si një person zgjidhës i problemeve. Ai fiton dhe n.q.s teatri nuk prishet sepse do ju thotë aktorëve që dëgjova fjalën tuaj . Dhe nuk është çudi të prishi Piramidën ose ta bëjë ç’të doje (Piramida është hapësirë më e shtrenjtë se Teatri).  A nuk kanë qenë shumë aktorë dhe regjisore që kanë mbjellë pemë me Veliajn? Dhe jo më larg se dy muaj. Pra, Veliaj po shfrytëzon mjeshtërisht dëshirën që aktorët kanë të përdoren nga politika. Sepse ata nuk bojkotojnë.

Aktorët nuk duhet të shfrytëzohen si Palaçot e institucionëve dhe pseudoarkitektët e pamoralshëm pavarësisht moshës dhe karrierës bëhen majmunë përpara një injoranti si Veliaj. Është turp që këta drejtues institucionesh (si ai i ndërtimit, Zjarrfikëse, etj) që s’kanë bërë një matje në këto 30 vjet për sizmikën, materialet e ndërtimit apo sigurinë nga zjarri të qindra pallateve dhe ambjenteve publike në Tiranë, befas u bënë bashkë për rrezikun e Teatrit Kombëtar.

Aktorët në takimet me Veliajn duhet të shkojnë me vezë, sepse po ju prishet shtëpia. Ndërkohë, që bëjnë biseda tironcish me një person komplet injorant, në prezencën e një ministreje Kulture që aktualisht ka kaluar në depresion dhe prej së cilës Ministria e Kultures nuk funksionon.

A ka rrugaçëri më të madhe që një kryetar bashkie, pa leje ndërhyn në komision parlamenti dhe nuk respekton kërkesën e Kryetares, merr peng mikrofonat dhe bën konferencë në hollin e parlamentit. Kjo është menyra se si ndërhyn Veliaj në jetët tona duke përdorur pushtetin. Duke rritur taksa, duke shtruar vend e pavend rrugë biçikletash (duke budallepsur rininë a thua se biçikleta do ju shpëtojë botën), duke ndryshuar sheshin dhe tani duke shkatërruar teatrin për t’i bërë favore atyre që kanë vendosur dhe financuar. Dhe pse është me kaq urgjencë! Sepse n.q.s s’bëhet tani kjo punë s’bëhet për dy vjet kur janë zgjedhjet lokale. Dhe popullli shqiptar e ka memorien RAM 6 MB, pas 4 muajve do kenë harruar çdo gjë. Dhe aktorët të bindur do shkojnë tek Turbina ashtu si çifutët tek dhomat e gazit.

Prandaj artistët duhet të ndryshojnë brenda vetes së tyre. Në thelb, ajo që sot po ndodh është finalja e një dështimi të madh të artit shqiptar në këto 30 vitet e fundit, i cili nuk arriti të shkëputej nga politika por përkundrazi e la veten totalisht në dorë të saj dhe aktualisht vjen një virus i ri, i cili nuk njeh histori apo moral dhe shkatërron çdo gjë. Dhe zakonisht ndaj viruseve të reja nuk aplikohen forma të vjetra, por të reja.  Dhe kjo fillon, ashtu siç tha Robert Budina të Martën “duke rifituar DINJITETIN”. Atëherë ne do kemi Teatër Kombëtar të mirëfilltë, le të jetë dhe prej kashte.

*Warhol është nofkë. Autori është funksionar në administratën publike.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful