Templates by BIGtheme NET

Cilët janë skuadrat që “çmendin” politikanët shqiptarë?

Teksa jemi në atmosferën e Botërorit, të gjithë futbolldashësit mbështesin skuadrat e tyre të zemrës, të cilat i kanë simpatizuar prej një kohe të gjatë.

Përjashtim nga emocionet e Botërorit nuk bëjnë as pushtetarët shqiptarë, të cilët jo vetëm mbështesin skuadrat por edhe nuk ngurrojnë të postojnë në rrjetet e tyre sociale mesazhe për ndjekësit e tyre.

EDI RAMA

Duke qënë se mban edhe postin më të lartë e nisim me kryeministrin Rama. Siç është shprehur edhe vetë ai gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve para Botërorit, kryeministri është tifoz vetëm falë gjyshes.

“Tifozja e parë italiane që kam njohur ishte gjyshja ime, ishte nga Shkodra dhe me origjinë italiane. Ajo më mësoi italishten. Ne jemi rritur me futbollin italian. Italia në zemër, Shqipëria dashuri. Ne do të thërrasim për fitoren”, tha Rama.

Por në mungesë të Italisë, kryeministri bën tifo për Francën, vendin edhe ku ka kaluar një periudhë të madhe të jetës.

EDI PALOKA

Deputeti i PD-së, Edi Paloka është një tifoz i Gjermanisë. Pak ditë më parë ai postoi një foto të skuadrës ku i quante “kampionë”.

YLLI MANJANI

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani, nuk e ka fshehur kurrë pasionin e madh që ka për gjermanët. Ai i mbështet ata jo vetëm në Botëror por edhe në “Bundesliga”, ku bën tifo për Bayernin e Munihut.

RALF GJONI

Ish-deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni është tifoz i flaktë me Italinë por në mungesë të kombëtares së tij të preferuar, mesa duket Gjoni ka zgjedhur të kritikojë Gjermanët.

ERION BRAÇE

Deputeti i PS-së, përveçse një tifoz ultras i Partizanit dhe Juventusit, mbështet edhe kombëtaren Italiane. Prova? Pak kohë më parë ka shpërndarë në Instagram një video të momentit të penalltisë së shënuar që iu solli edhe fitoren e Kupës së Botës./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful