Templates by BIGtheme NET

‘Duhet të jesh homoseksual që Avokati i Popullit të reagojë?!’, Orhanasi revoltohet me Avokaten e Popullit

Në një kohë që e gjithë vëmendja e artistëve është përqendruar te Teatri Kombëtar dhe debati për rindërtimin ose rikonstruktimin e godinës së tij, nga ana e Avokatit të Popullit nuk ka patur asnjë reagim.

Aktori Marin Orhanasi, i shkruan avokates së Popullit Erinda Ballanca, për ta pyetur atë se për çfarë çështjesh të cilat i interesojnë popullit ka reaguar ajo, duke përjashtuar kauzën e homoseksualëve.

Orhanasi shprehet se ndihet i diskriminuar si heteroseksual, duke qenë se Avokatja e Popullit nuk reagon për kauza të kësaj kategorie të popullsisë, që është edhe pjesa më e madhe e popullsisë.

“Më falni për injorancën por kam një pyetje: Ky AVOKATI I POPULLIT, avokati i kujt populli është?! Se i yni jo njëherë. Ku na mbron ne, kur, dhe me çfarë çështjesh merret meqë është i popullit?! Se me të popullit s’po merret. Në fakt janë marrë me diçka. Kanë mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Dakord. Por po ndihem i persekutuar si heteroseksual. 

Duhet të jesh homoseksual që Avokati i Popullit të reagojë?! Një sërë ngjarjesh ndoshta edhe më të rëndësishme, kanë ndodhur e këta s’ndihen. Këta janë Avokat i Popullit apo Avokat i djallit?!
Ps: Nëse jeni aty për të mbrojtur vetëm homoseksualët atëhere po e merrni rrogën kot. Populli ua jep rrogën dhe më e pakta që mund të bëni është të lëshoni ndonjë deklaratë herë pas herë që t justifikoni rrogën. Se by**ë s’paskeni për gjë tjetër. Veç për homoseksualët keni by**ë ju by**ecë. Apo mos jeni edhe vetë të tillë e s’ju interesojmë ne të tjerët?!”, shprehet Orhanasi.

Ditën e djeshme u zhvilluan sërish protesta nga artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar, të cilin Ministria e Kulturës dhe Bashkia e tiranës kërkojnë ta shembin për ta rindërtuar atë nga fillimi duke i lënë privatit një pjesë të tokës rreth godinës ekzistuese.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto