Templates by BIGtheme NET

Kush është Ljajiç që u ‘kryqëzua’ pse nuk këndoi himnin serb

Sulmuesi i kombëtares serbe, Adem Ljajiç, është vënë nën sulmin e mediave serbe.

Shkak për këtë është bërë moskëndimi i himnit kombëtar të titulluar ‘Drejtësia e Zotit’ gjatë përpara fillimit të ndeshjes së parë të botërorit mes Serbisë dhe Kosta Rikës.

Shumë ultra-nacionalistë dhe politikanë serbë, pa përmendur këtu mediat dhe tifozët e kanë ‘kryqëzuar’ lojtarin për këtë gjest edhe pse kjo nuk është hera e parë. Kjo nuk është hera që Ljajic bëhet objekt polemikash në mediat serbe.

Edhe në Evropianin e vitit 2012, sulmuesi i lindur në Bosnjë-Hercegocinë refuzoi të këndonte himbin e Serbisë.

Asokohe, trajneri Mihajloviç e pezulloi lojtarin nga ekipi për këtë arsye, duke qenë se kishte vendosur një kod etike për lojtarët e kombëtares, një nga rregullat e të cilit ishte këndimi i himnit.

Ljajic, me prejardhje nga një familje myslimane boshnjake kishte deklaruar se e donte Serbinë dhe se do jepte makimumin për kombëtaren, por nuk e këndonte himnin për arsye personale.

Ljajiç në ndeshjen ndaj Spanjës në Euro 2012

“E dua Serbinë dhe kam dashur të luaj për këtë kombëtare që fëmijë. I respektoj të gjithë por pikësëpari duhet të respektoj veten time.” – deklaronte në vitin 2012 Ljajiç.

Më vonë, trajneri Druloviç bëri një deklaratë ku tha se nuk do u kërkonte lojtarëve të këndonin himnin, por që të jepnin maksimumin në fushë.

Ljajic ka lindur në qytetin e Novi Pazarit, pjesë e ish-Jugosllavisë në vitin 1991.

Me nisjen e procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në fillim të viteve ’90, zona e Sanxhakut e populluar në pjesë dërrmuese nga myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë të Kosovës, u përball me spastrimet etnike të Serbisë dhe familja e të afërmit e Ljajiç pësuan jo pak prej saj.

Lojtari i Torinos nuk pritet të ndryshojë qëndrim edhe në ndeshjet e tjera nëse do jetë titullar, por mbetet për t’u parë nëse trajneri i kombëtares Krstajiç do veprojë si Mihajloviç apo si Druloviç. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful