Templates by BIGtheme NET

Nipi i Vjollca Hoxhës organizoi protestën kundër gjyqtarit të dosjes ‘Top Channel’

Televizioni Kombëtar Top-Channel ka orkestruar sot një nga aktet më të forta të manipulimit publik dhe shantazhit kriminal ndaj gjyqtarëve.

Nëpërmjet një kronike të transmetuar në edicionin qendror të orës 15:00, televizioni Top Channel paraqet rreth 12 persona që mbanin pankarta në duar, duke raportuar në lajme se ishte organizuar një protestë për intensifikimin e vettingut. (Shikoje këtu)

Sipas Top Channel, kjo protestë ishte organizuar nga ‘shoqëria civile’, por në kronikë nuk përmendej emri i asnjë organizate të shoqërisë civile, thjesht paraqitej një vajzë e re, emri i së cilës nuk jepet në kronikë, e cila kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtarit, Shkëlzen Selimi.

Selimi është gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i cili po shqyrton në Dhomën e Këshillimit dosjen për pronësinë e Top-Channel.

Por si të mos mjaftonte paraqitja e një tufe njerëzish me pankarta si shoqëri civile, një vëzhgim i imtësishëm i pamjeve filmike zbulon se organizator dhe nxitës i protestës ka qenë zoti Ervin Zeneli. Personi në këtë foto:

Zoti Zeneli është nipi i pronares së Top Channel, zonjës Vjollca Hoxha, të cilën e ka teze.

Prezenca e tij dhe orientimi/organizimi që i bën tufës së njerëzve me pankarta, zbulon se është vetë zonja Hoxha organizatore e kësaj biçim proteste, duke e shndërruar Top Channel në një makineri kriminale shantazhi, e cila manipulon publikun me protesta farsë, për intimidimin e gjyqtarëve që lidhen me çështjen e këtij televizioni në Gjykatën e Lartë. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful