Templates by BIGtheme NET

Qëllon me pistoletë kushëririn, pranga 43-vjeçarit në Fier

Është arrestuar në Fier një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë kushëririn e tij.

Në pranga ka rënë Ardit (Eduart) Ruko, banues në fshatin Strumë të Roskovecit pasi për motive të dobëta ka kanosur me pistoletë 41-vjeçarin G.R., banues në të njëjtin fshat.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.

Informacion paraprak

Kanos me armë zjarri kushuririn e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto