Templates by BIGtheme NET

Tifozi i Perusë gjen zgjidhjen origjinale për të fituar një biletë botërori

Disa tifozëve në Kupën e Botës këtë verë u është dashur të bëjnë gjëra ‘të jashtëzakonshme’ për të ndjekur skuadrën e tyre në Rusi.

Frika se mund të humbte mundësinë  për të ndjekur kombëtaren e ka shtyrë një tifoz të marrë vendimin e veçantë.

Një tifoz i kombëtares peruane ka shtuar plot 24 kilogramë, në mënyrë që të përfitonte biletën për vendet e veçanta në stadium për tifozët mbipeshë, raporton ‘The Sun’.

Peruja rikthehet në një botëror futbolli pas 36 vitesh mungesë dhe kjo ngjarje është pritur me shumë gëzim nga tifozët që do bënin gjithçka për të mbështetur ekipin e tyre.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto