Templates by BIGtheme NET

I kapet kokainë e fshehur në trup, pranga 20-vjeçarit në Mat

Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, i cili akuzohet për shitje lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë Luan Boça, banues në Bulqizë, të cilit në një lokal në Klos iu gjetën disa doza kokainë të cilat dyshohet se do i shiste.

Sasia e kapur e kokainës është rreth 23 gramë, të cilat i riu i kishte fshehur në trup.

Informacion paraprak

Klos, Mat

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MUZGU”

Sekuestrohet rreth 23  gram lëndë narkotike e llojit Kokainë,  arrestohet në flagrancë nga policia 20-vjeçari.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Dibër

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe bazuar edhe në informacione të marra në  rrugë operative, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Klos,  kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzgu”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :

Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë  shtetasit Luan Boça,  në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup  një  qese plastike  brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar  kokainë, i cili do ta shiste në doza.

Në  cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike  e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram

Materialet proceduriale do ti referohen  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve “,  parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal .

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful