Templates by BIGtheme NET

Ishin shpallur në kërkim, ndalohen në Laç dy të rinjtë

Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë Eriger Bushi, 38-vjeç banues në Laç, pasi ishte në kërkim për ‘armëmbajtje pa leje’, ‘kanosje’ e ‘plagosje me dashje’.

Kurse Bruno Cenaj, 25-vjeç, banues në Kukës ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narktotike.

Informacion

Kurbin – Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Lokalizohen, kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

– Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89  të Kodit Penal.

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:

– Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful